Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të premten për të pestën herë në vitet e fundit, por këtë herë në një kontekst tjetër.
Qëllimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet e rralla dhe ndarja e fitimeve të mëdha të pritshme me SHBA-në, por pas fjalëve të mira të Presidentit Trump, Zelensky dëgjoi liderin amerikan ta akuzonte atë.
Ai i tha hapur se “po të kesh ushtarë të mjaftueshëm, nuk mund të na thuash nëse do armëpushim apo jo”. Dhe pastaj shtoi: "Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore, nuk keni letra në duart tuaja ."
Nënpresidenti J.D. Vance mori drejtimin e sulmeve, përpara liderit ukrainas dhe gazetarëve, duke ju drejtuar Zelenskit: "A keni thënë ndonjëherë faleminderit?"
Trump nuk u ndal me kaq: ai tha se një armëpushim është i pashmangshëm dhe se "ju duhet të bëni gjithmonë kompromise dhe Zelensky gjithashtu duhet ta bëjë atë". Dhe siç shpjegoi ai, këto kompromise nuk janë aq të mëdha sa mendon dikush. Por kjo bisedë nuk i pëlqeu veçanërisht Zelenskyt, i cili i kërkoi Trumpit "të mos bëjë kompromis me një vrasës".
Në lidhje me mineralet e rralla, presidenti amerikan tha se “do t'i përdorim ato për çdo gjë që bëjmë, si inteligjenca artificiale dhe armët”.
Në lidhje me rolin e tij në negociatat për Ukrainën, Trump tha se ai vetë është në mes. " Unë jam me Ukrainën dhe Rusinë, dua që çështja të zgjidhet."
Trump:
— Clash Report (@clashreport) February 28, 2025
I am in the middle, I am for both Ukraine and Russia. pic.twitter.com/TkrDp93yYN
Në të njëjtën kohë, Trump ngriti çështjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s. Ai foli ngrohtësisht për Poloninë, duke e përshkruar atë si një "aleat model".
I pyetur nga një gazetar nëse SHBA do të dërgonte më shumë armë në Ukrainë, Trump tha se qëllimi i tyre është t'i japin fund luftës, jo të dërgojnë pajisje të reja. Por më pas ai nuk e përjashtoi plotësisht: “Shpresa është që nuk do të na duhet të dërgojmë shumë, sepse po kërkoj ta përfundoj shpejt”.
Nga ana e tij, presidenti ukrainas tha se Trump nuk duhet të ndalojë kurrë së mbështeturi Ukrainën. Ai gjithashtu i tregoi homologut të tij amerikan foto të ushtarëve ukrainas që u kthyen nga robëria si dhe fotografi të mizorive ruse dhe ka thënë se “nuk duhet të ketë kompromise me një vrasës të shtetit tonë."








