BOTA /

“Rusia s’do kishte asnjë shans”, Zelensky përmend tre faktorë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ai përmendi, durimin, mbështetjen për Ukrainën dhe presionin diplomatik për Rusinë si mënyra për t’i dhënë fund luftës.

Shkruar nga Versus

“Rusia s’do kishte asnjë shans”, Zelensky përmend

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur për faktorët të cilët sipas tij mund të ndikojnë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai përmendi, durimin, mbështetjen për Ukrainën dhe presionin diplomatik për Rusinë si mënyra për t’i dhënë fund luftës.

“Durimi, mbështetja dhe presioni diplomatik janë tre faktorët për një përfundim të drejtë të luftës. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane ruajnë unitetin, do të shtohet presioni dhe do t’i tregojë Moskës se nuk ka asnjë shans”, citohet të ketë thënë ai.

Zelensky theksoi se ai nuk mund t’i përgjigjet thirrjeve për armëpushim derisa Rusia vazhdon të pushtojë territorin ukrainas.

Ndërsa zbuloi se gjatë një bisede telefonike ai kishte ftuar ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump për të vizituar Kievin.

“Nëse zoti Trump dëshiron të mësojë diçka për Ukrainën, ai mund të vijë dhe të shohë vetë ose të më pyesë. Ne kemi qenë në kontakt me ekipin e tij. Zoti Trump më tha se ishte i disponueshëm për çdo pyetje dhe se unë e kam numrin e tij të telefonit”, tha Zelensky.

Zelensky theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Japonisë në aspektin ekonomik dhe humanitar.

“Japonia është një përfaqësuese e Grupit të Shtatë dhe na ka ofruar mbështetje ekonomike, humanitare dhe teknike. Ata na erdhën në ndihmë kaq shpejt. Ishte vendi i parë joanëtar i NATO-s që nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën”.

Ai shprehu shpresën se Japonia do të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e tjera si lider në rajonin e Paqësorit dhe do të sigurojë bashkëpunim për rindërtimin e Ukrainës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: