
As mjekët që qëndrojnë pranë monarkut nuk fshihen më. Burime nga Buckingham, Daily Telegraph dhe Radar Online zbulojnë të vërtetën e hidhur: kanceri i Mbretit Charles III nuk mund të shërohet.
“Sovrani po përballet me fundin, edhe pse përpiqet të qëndrojë stoik”—thonë burimet, duke i dhënë edhe më shumë peshë fjalëve që Princi Harry lëshoi disa javë më parë: “Sa kohë i ka mbetur?”
Pavarësisht sëmundjes që po e gërryen nga brenda, Mbreti ka vendosur të dalë në Trooping the Colour, paradën tradicionale që shënon ditëlindjen e tij. Por këtë herë nuk do të kalërojë, do të qëndrojë i ulur në karrocë, një pamje që flet më shumë se 1000 fjalë.
Kate dhe William, trashëgimtari i fronit, po përgatiten për më të keqen. Ata e kanë rritur praninë e tyre publike, gati për të përballur momentin që të gjithë e presin, por askush nuk guxon ta thotë me zë.
“Sovrani nuk do të vdesë nga kanceri, por me kancer”—përsërit shtypi, që citon mjekët e Buckinghamit.
Në sfond, familja mbretërore po përpiqet të ruajë fasadën, të qëndrojë “pozitive” edhe pse e di që fundi po afron. Versus.al







