BOTA /

"S'duhet ta kishte nisur kurrë luftën me Rusinë", Trump fajëson Zelenskyn: Jam i zhgënjyer!

Trump i vuri Zelenskyt si kusht organizimin e zgjedhjeve në mënyrë që të marrë pjesë në bisedime.

Shkruar nga Versus

"S'duhet ta kishte nisur kurrë luftën me Rusinë",

Presidenti Donald Trump sulmoi liderin ukrainas Volodymyr Zelensky të martën dhe e fajësoi atë për pushtimin e Moskës, pavarësisht se më herët Trump kishte shprehur bindjen e plotë se mund t’i japë fund shumë shpejt luftës.

Trump rriti presionin ndaj Zelenskyt për të mbajtur zgjedhje duke bërë jehonë të një prej kërkesave kryesore të Moskës dhe qortoi ukrainasin që u ankua për mospjesëmarrjen në tryezën e bisedimeve të zhvilluara në Arabinë Saudite.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se ai mund të takohej me presidentin rus Vladimir Putin përpara fundit të këtij muaji, ndërsa Uashingtoni po rishikon qëndrimin kundrejt Rusisë, gjë që ka alarmuar liderët evropianë.

"Jam shumë i zhgënjyer, dëgjoj se ata janë të mërzitur që nuk kanë një vend në bisedime. Sot dëgjova "oh, mirë, ne nuk ishim të ftuar". Epo, ju keni qenë atje për tre vjet... Ju nuk duhet ta kishit nisur kurrë atë luftë”- deklaroi Trump para gazetarëve gjatë qëndrimit në resortin e tij në Florida. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: