
Dy muaj pas vrasjes së El Menchos, superbosit të kartelit meksikan, narkotrafiku në Meksikë ka pësuar një tjetër goditje. Forcat speciale meksikane kanë arrestuar Audias Flores Silva, i cili njihet ndryshe si “El Jardinero”, kreu rajonal i kartelit Jalisco Nueva Generación dhe një nga pasardhësit e mundshëm të Menchos, pasi ka qenë nxënësi i tij.
Përveç një kërkese për ekstradim, për El Jardineron ishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh nga ana e SHBA ku ai ishte dënuar më parë 5 vite burg para se të lirohej dhe t’i rikthehej aktivitetit të drogës.
Flores Silva, aktiv kryesisht në tregjet klandestine përgjatë bregdetit të Paqësorit, sot akuzohet për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, si dhe për përdorim armësh zjarri. Sipas autoriteteve meksikane, ai kontrollonte laboratorë metamfetamine, pista klandestine dhe rrugë për trafikun e drogës mes Amerikës Qendrore, Meksikës dhe SHBA-ve. Falë organizimit të CJNG dhe dhunës së anëtarëve të saj, vitet e fundit ai dyshohet se ka futur në Shtetet e Bashkuara sasi të mëdha fentanili. Versus.al

