Një tragjedi e papërshkrueshme ndodhi pasditen e së mërkurës (3/9) në Patisia, Greqi, kur një grua 34-vjeçare u gjet e vdekur brenda apartamentit të saj, pak orë pasi kishte lindur vetë në shtëpi. Në gjendje të ngjashme u gjet edhe i porsalinduri, me kordoni umbilikal të prerë, ndërsa ngjarja ndodhi para syve të dy fëmijëve të saj të mitur, 3 dhe 5 vjeç.
Sipas informacioneve të para, gruaja, e cila ishte greke, ndodhej në fazë të avancuar të shtatzënisë dhe pritej të lindte ditët e ardhshme.
Burri i saj, me origjinë nga Gjeorgjia, u tha autoriteteve se u shqetësua kur nuk mundi ta gjente, pasi telefoni i saj ishte i fikur. Kur u kthye në shtëpinë e tyre në Patisia, e gjeti gruan dhe të porsalindurin në dyshemenë e dhomës së ndenjes, pa ndjenja. Ai, me ndihmën e një fqinje, tentoi t’i bënte KPR gruas, por pa sukses.
Një fqinjë tha për median greke: “Ishte një person i veçantë, e njihja nga supermarketi. Nuk duhej ta linin vetëm në shtëpi ndërsa ishte shtatzënë. Më vjen shumë keq. Unë e mora vesh nga televizori dhe më tha edhe vëllai i saj. Gruaja ishte gati për të lindur. Burri punonte, dhe sipas vëllait të saj, ajo priti dhe e preu kordoni umbilikal vetë.”
Disa fqinjë raportuan gjithashtu, pa konfirmim nga familja, se gruaja thuhet të ketë lindur edhe fëmijët e tjerë në shtëpi.
Fëmija 5-vjeçar që ishte në shtëpi gjatë tragjedisë, së bashku me motrin e tij 3-vjeçare, tha autoriteteve se nëna e tij kishte pasur hemorragji dhe më pas lindi foshnja. Ata tentuan ta pastrojnë të porsalindurin në banjë, ndërsa babai ishte jashtë shtëpisë dhe erdhi më vonë.
Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të japë më shumë detaje për atë që ndodhi në apartament, por përjashtohet mundësia e një veprimi kriminal./ Versus.al







