BOTA /

Tronditëse: Kirurgu abuzonte sek*ualisht me pacientë fëmijë në gjumë, dënohet me 20 vite burg

Prokuroria njoftoi se Le Scouarnec ishte akuzuar për 111 raste përdhunimi dhe 189 raste sulmi seksual, të dokumentuara pas një hetimi të thellë dhe dëshmive të mbledhura nga viktima dhe familjarët e tyre.

Shkruar nga Versus

 

Tronditëse: Kirurgu abuzonte sek*ualisht me pacientë fëmijë

Një nga rastet më të errëta të abuzimit seksual në historinë e mjekësisë moderne franceze ka marrë fund në sallën e gjyqit. Kirurgu francez Joel Le Scouarnec, 74 vjeç, është dënuar me 20 vite burg për abuzim seksual ndaj 299 personave, shumica prej tyre fëmijë nën moshën 15 vjeç.

Ngjarjet kanë ndodhur përgjatë një periudhe prej 25 vitesh, nga viti 1989 deri në 2014, në spitale të ndryshme në Francën perëndimore, ku Le Scouarnec punonte si kirurg. Viktimat ishin pacientë në koma ose nën efektin e narkozës pas ndërhyrjeve kirurgjikale, të pambrojtur dhe të pavetëdijshëm për tmerrin që po ndodhte ndaj tyre.

Prokuroria njoftoi se Le Scouarnec ishte akuzuar për 111 raste përdhunimi dhe 189 raste sulmi seksual, të dokumentuara pas një hetimi të thellë dhe dëshmive të mbledhura nga viktima dhe familjarët e tyre.

Para gjykatës, mjeku ka pranuar fajin dhe deklaroi:

Kam kryer një akt të neveritshëm. U detyrohem viktimave dhe familjarëve të tyre ta pranoj atë që kam bërë dhe të vuaj pasojat.”

Gjykata e cilësoi këtë si një nga rastet më tronditëse të abuzimit me të mitur që është dokumentuar ndonjëherë në Francë, duke vënë në qendër të debatit dështimet sistematike të mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë në sistemin shëndetësor.

Avokatët përfaqësues të viktimave, në një deklaratë të përbashkët, thanë:

Joel Le Scouarnec është një ndër pedofilët më të tmerrshëm në historinë moderne. Ky dënim nuk e fshin dhimbjen, por është një hap drejt drejtësisë. Për këtë njeri nuk do të ketë kurrë falje.”

Rreth 60 avokatë përfaqësuan viktimat në këtë proces të ndjeshëm, ndërsa mediat franceze e kanë quajtur këtë rast si “përbindëshi në bluzë të bardhë”, duke nxitur kërkesa për reforma më të forta etike dhe penale në fushën e mjekësisë. /Versus.al/

Tags:

abuzim

Poll