BOTA /

Trump: “Gëzuar Pashkët radikalë, kriminelë, të çmendur!” Sulmon gjyqtarë e Biden: “Presidenti më i keq në histori"

Manjati kundër atyre që pengojnë goditjen e tij ndaj emigracionit. Pekini njofton 'kundërmasa të forta' në përgjigje të tarifave të reja për anijet kineze që ankorohen në SHBA

Shkruar nga Versus

Trump: “Gëzuar Pashkët radikalë, kriminelë, të

Donald Trump, duke uruar në rrjetin social Truth “Gëzuar Pashkët për të gjithë”, u rikthye duke sulmuar ashpër të majtën radikale dhe gjyqtarët që, sipas tij, po pengojnë përpjekjet për të forcuar kontrollin ndaj emigracionit:
“Ata po lejojnë që sulmi famëkeq ndaj vendit tonë të vazhdojë”.
Presidenti amerikan nuk kursen edhe një herë kritikat ndaj paraardhësit të tij, Joe Biden, të cilin e akuzon se "ka futur me qëllim miliona kriminelë në vendin tonë, në mënyrë krejtësisht të pakontrolluar".
Sipas Trump, Biden “ka qenë presidenti më i keq dhe më i paaftë”.

"Gëzuar Pashkët për të gjithë, duke përfshirë të çmendurit e majtë radikalë, të cilët po luftojnë dhe kurdisin kaq shumë për të sjellë në vendin tonë vrasësit, Baronët e drogës, të burgosurit e rrezikshëm, të sëmurët  mendërisht, anëtarët e bandës së njohur kriminale MS-13 dhe rrahësit e bashkëshorteve. Gëzuar Pashkët edhe për gjyqtarët dhe zyrtarët ligjzbatues të dobët dhe joefektiv që po lejojnë të vazhdojë ky sulm i keq ndaj Kombit tonë, një sulm kaq i dhunshëm sa nuk do të harrohet kurrë! Gëzuar Joe Biden të përgjumur që lëjoi me qëllim miliona KRIMINALË të hynin në vendin tonë, krejtësisht të pavërejtuar dhe të pakontrolluar, përmes një politike të kufijve të hapur që do të hyjë në histori si akti i vetëm më katastrofik i kryer ndonjëherë mbi Amerikën. Ai ishte presidenti ynë më i keq dhe më i paaftë, një njeri që absolutisht nuk e kishte idenë se çfarë po bënte" - shkroi në mesazhin e tij krejt larg 'gjuhës së drunjtë' Trump.  

Ndërkohë, Gjykata e Lartë amerikane pezulloi programin për dëbimin e anëtarëve të dyshuar të bandave venezuelane, të cilët më pas ishin transferuar në një burg të sigurisë së lartë në Salvador.

Po sot Kina njoftoi “masa të vendosura hakmarrëse” ndaj tarifave të reja që do të hyjnë në fuqi në tetor, kundër anijeve të ndërtuara apo në pronësi të Pekinit që ankorohen në SHBA.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: