BOTA /

VIDEO/ Momente tmerri për pasagjerët në bord, aeroplani rrezikon të përplaset me ndërtesat dhe pemët

Aeroplani në Sydney të Australisë për pak sa nuk u përplas me banesat dhe pemët teksa bënte uljen emergjente.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Momente tmerri për pasagjerët në bord, aeroplani rrezikon
Ulja emergjente e aeroplanit në Sydney

Australi- Një aeroplan i vogël në Sydney ka bërë një ulje emergjente në aeroport ku ka rrezikuar të përplaset me objektin e aeroportit.

Pamjet e publikuara nga AP, tregojnë momentin kur aeroplani Cessna ka fluturuar vetëm pak metra mbi pemët dhe shtëpitë para se të ulej në pistën e aeroportit Bankstoën.

Videoja e momenteve dramatike për personat në bord, është filmuar nga një helikopter ndërsa autoritetet australiane kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të incidentit që e detyroi pilotin të kryente ulje emergjente.

 

Tags:

australi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: