BOTA /

VIDEO/ Po raportonte live, gazetari në Meksikë vritet me armë zjarri sapo interviston kryebashkiakun

Që prej vitit 2000, në Meksikë janë vrarë mbi 150 gazetarë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Po raportonte live, gazetari në Meksikë vritet me armë

Meksikë- Një gazetar 25 vjeçar i identifikuar si Cruz Solis, u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme në Meksikë.

Vrasja ndodhi në shtetin e Michoacan pak minuta pas intervistës që ai i bëri me njërin prej kryebashkiakëve të këtij shteti. Në pamjet e publikuara tregohet momenti kur gazetari i jep dorën kryebashkiakut, më pas dëgjohen të shtëna armësh si pasojë e të cilave, u vra i riu teksa raportonte.

Autorët ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë, shifrat e krimeve ndaj medias në këtë vend janë tronditëse pasi që prej vitit 2000 janë vrarë më shumë se 150 gazetarë, krime për të cilat shumë pak herë ka pasur të ndëshkuar.

Viti 2022 ishte më vdekjeprurësi pasi u raportuan 13 gazetarë të vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Versus.al

 
 
 
 
 
 
Tags:

meksikë

Poll