Durrës- Tre persona janë arrestuar nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme në një lokal të qytetit.
Falë informacioneve të siguruara, policia kreu kontrolle në një lokal të lagjes nr.11 ku 43 vjeçarit Dritan Agasi iu gjet një pistoletë me fishekë të cilën e mbante pa leje.
Ndërsa në pranga përfunduan edhe dy shokët e tij, Artur Karamuça dhe Florenc Berberi të cilët dyshohet se kishin dijeni për armën e zjarrit, por nuk bënë kallëzim në polici.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al








