Live Updates /

Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie si i implikuar me krimin! I penduari i drejtesisë tregon si i korruptonte policët për të trafikuar armë

*Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke rrëfyer episode të tjera të ngjarjeve kriminale e jo vetëm. *Dumani ka zbuluar emrin e një polici me inicialet K.G., i cili sipas tij ka qenë pjesë e rrjetit të tij kriminal. *Ky oficer policie i kishte njoftuar Dumanin për lëvizjet e Elton Kilës, një anëtar i grupit të Henrik Hoxhaj, i cili ishte një nga objektivat e tij. *Në dëshminë e tij Dumani ka treguar dhe se si korruptonte punonjësit te policisë në kufi kur ai sillte armë zjarri nga jashtë *Dumani është shprehur se disa herë e kanë ndaluar edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme, por që është lënë i lirë duke i ofruar shuma parash nga 50 mijë lekë të vjetra.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 MUAJ ME PARE

Dosja 'Plumbi i Artë'/ Dumani rrëfen si i korruptonte policët për të trafikuar armë

Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie si i implikuar me

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion edhe këtë të enjte, duke rrëfyer episode të tjera të ngjarjeve kriminale e jo vetëm.

Gjatë procesit “Plumbi i Artë”, Dumani ka treguar se si ai korruptonte punonjësit e Policisë së shtetit. Sipas tij, korruptimi ka ndodhur në disa episode.

Në seancën që vazhdon të zhvillohet me dyer të mbyllura pas vendimit të gjykatës, Dumani ka treguar se i jepte para një punonjësi të policisë në kufi, kur ai fuste armë zjarri në territorin e vendit.

Dumani është shprehur se disa herë e kanë ndaluar edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme, por që është lënë i lirë duke i ofruar shuma parash nga 50 mijë lekë të vjetra.

Ai foli edhe për bashkëpunim me një punonjës policie. Dëshmia e tij vijon ende, teksa me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion procesi gjyqsor për dosjen “Plumbi i Artë” do zhvillohet me dyer të mbyllura deri në momentin që do përfundojnë dëshminë e tyre tre bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Nuredin Dumanin nxjerr emrin e një tjetër polici që e ndihmonte: Më njoftonte për lëvizjet e ‘Otit të Elbasanit’!

Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie si i implikuar me
Nuredin Dumani

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është duke zhvilluar seanca për vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani.

Proçesi gjyqësor po vazhdon me dyer të mbyllura, ndërsa Nuredin Dumani ka thënë emrin e një tjetër bashkëpunëtori në krim, një oficer policie.

Gjatë dëshmisë, Dumani ka thënë emrin e një oficieri me iniciale K.G, ku sipas tij njoftonte për lëvizjet e Elton Kilës, i cili është anëtar i grupit të quajtur Henrik Hoxhaj.

“Ky i fundit (Hoxhaj) më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.

Dumani i cili është autori i përplasjes me armë në Papër të Elbasanit dhe akuzohet si vrasës serial, pasi ishte i implikuar në të paktën 7 vrasje.

/Versus.al

Poll