Live Updates /

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e Vlorë! Djali hedh babain nga shkallët pas krimit, humb jetën dhe ai

*Një tragjedi e vërtetë mund të konsiderohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Shalë të Konispolit ku një konflikt në familje shkaktoi vdekjen e dy prindërve dhe burgosjen e djalit. *I moshuari Huso Islamaj, 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta vrau me sëpatë gruan e tij Shano Islamaj 66 vjeçe. *Në ngjarje u përfshi edhe djali i të moshuarve, Klement Islamaj i cili menjëherë pas tragjedisë, hodhi babain e tij nga shkallët duke e lënë të vdekur. Për rrjedhojë 40 vjeçari u shoqërua në komisariatin e policisë së Sarandës. *Një prej pistave të hetimit ishte edhe dyshimi se 40 vjeçari Klement Islamaj mund t’i kishte vrarë të dy prindërit, por më pas kjo pistë u rrëzua pasi u zbulua se kishte qenë vajza e këtij të fundit që e kishte telefonuar duke i thënë se “gjyshi ka vrarë gjyshen”. *Detaje të zbuluara rreth të moshuarit që kreu krimin e rëndë sot dhe që ndërroi jetë pasi djali i tij e hodhi nga shkallët, bëjnë me dije se i ati i tij kishte qenë i njohur si “serial killer” pasi kishte vrarë në mënyra të ndryshme tre gra të tij. *Kjo ngjarje e rëndë ndodhi pa u mbushur 24 orë nga vdekja e një 64 vjeçarje në spitalin e Traumës e pas dhunimit për vdekje nga bashkëshorti i saj Ëngjëllush Daliaj në Vlorë. Për këtë të fundit, motra e viktimës tregoi se 64 vjeçarja ishte dhunuar në mënyrë sistematike dhe paralajmëroi se nëse i moshuari 70 vjeçar lirohej nga burgu, atëherë do të merrnin hak vetë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një tragjedi e vërtetë mund të konsiderohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Shalë të Konispolit ku një konflikt në familje shkaktoi vdekjen e dy prindërve dhe burgosjen e djalit. *I moshuari Huso Islamaj, 69 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta vrau me sëpatë gruan e tij Shano Islamaj 66 vjeçe. *Në ngjarje u përfshi edhe djali i të moshuarve, Klement Islamaj i cili menjëherë pas tragjedisë, hodhi babain e tij nga shkallët duke e lënë të vdekur. Për rrjedhojë 40 vjeçari u shoqërua në komisariatin e policisë së Sarandës. *Një prej pistave të hetimit ishte edhe dyshimi se 40 vjeçari Klement Islamaj mund t’i kishte vrarë të dy prindërit, por më pas kjo pistë u rrëzua pasi u zbulua se kishte qenë vajza e këtij të fundit që e kishte telefonuar duke i thënë se “gjyshi ka vrarë gjyshen”. *Detaje të zbuluara rreth të moshuarit që kreu krimin e rëndë sot dhe që ndërroi jetë pasi djali i tij e hodhi nga shkallët, bëjnë me dije se i ati i tij kishte qenë i njohur si “serial killer” pasi kishte vrarë në mënyra të ndryshme tre gra të tij. *Kjo ngjarje e rëndë ndodhi pa u mbushur 24 orë nga vdekja e një 64 vjeçarje në spitalin e Traumës e pas dhunimit për vdekje nga bashkëshorti i saj Ëngjëllush Daliaj në Vlorë. Për këtë të fundit, motra e viktimës tregoi se 64 vjeçarja ishte dhunuar në mënyrë sistematike dhe paralajmëroi se nëse i moshuari 70 vjeçar lirohej nga burgu, atëherë do të merrnin hak vetë.

10 Postime
7 MUAJ ME PARE

Shtyu babain nga shkallët ku humbi dhe jetën, zbardhet dëshmia e djalit: Nuk doja ...

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shalës të Konispolit.

69-vjeçari Hysen Islamaj u konfliktua verbalisht dhe qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Pas ngjarjes së rëndë, djali Klementin Islamaj ka shkuar në banesë dhe në pjesën e shkallëve është konfliktuar me babanë e tij 69-vjeçar, ku dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, ai nuk ka dashur ta vrasë të atin.

“Nuk doja ta vrisja, ishte ngjarje aksidentale”, mësohet të këtë thënë para oficerëve 40-vjeçari.

Mësohet se Hysen Islamaj njihej si një njeri problematik dhe se kishte pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit.

7 MUAJ ME PARE

Qëlloi me armë gruan 42 vjeçe, 73-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu për dhunë në familje

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht.

Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

I dyshuari është Idriz Alija 73 vjeç, ndërsa e plagosura është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri, 42-vjeçe.

Para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm.

Pasditen e 2 gushtit, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për shkak të konflikteve për xhelozi.

Denoncimi i rastit vuri në lëvizje Policinë dhe pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Pas përfundimit të masës së ndalimit policor, i dyshuari u lirua dhe shkoi një hap më tej, ku sot e plagosi viktimën, rast ky që mund të përfundonte me fatalitet.

 

7 MUAJ ME PARE

Burri vrau gruan me sëpatë në Konispol, banorja zbulon detaje për familjen ku ndodhi tragjedia

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Një prej banoreve të zonës ku ndodhi tragjedia

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol ku burri vrau gruan më pas djali vrau babain duke e hedhur nga shkallët, ka tronditur opinionin publik dhe banorët e zonës në fshatin Shalë.

Një prej banoreve ka folur për TCH ku ka zbuluar detaje rreth familjes ku ndodhi tragjedia. Ajo tha se nuk kishte dëgjuar që mes tyre të kishte pasur konflikte të mëhershme.

“Jemi shumë të tronditur, merreshin me punët e tyre private, kishin 3 fëmijë, nuk i njohim për konflikte, jemi shumë të tronditur, nuk vinte në lokal por e shikoja në rrugën, kalonte shpesh, thoshte një mirëmëngjesi të gjithë, edhe zonjën e njoh ishte nga fshati, edhe djali, ishin familje e mirë, nuk kishin probleme të tilla”- tha banorja.

Deri më tani, dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit ai që e ka shtyrë Huso Ismalajn të kryente krimin e rëndë. Më pas djali i tij Klement Islamaj ka marrë hak duke e shtyrë atë nga shkallët. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Dyshimi se 40 vjeçari mund të kishte vrarë të dy prindërit në Konispol, detaji që ‘rrëzoi’ pistën e hetimit

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Klement Islamaj dhe pamje nga vendngjarja

Një pistë tjetër hetimi u përfol për ngjarjet tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol ku i moshuari 69 vjeçar Huso Islamaj vrau me sëpatë gruan e tij 66 vjeçare dhe më pas djali i tij Klement Islamaj e hodhi nga shkallët.

Fillimisht nuk u përjashtua as mundësia që Klement Islamaj të kishte vrarë të dy prindërit, por më detajet e zbardhura më vonë, e shuan këtë dyshim pasi mësohet se kishte qenë mbesa e çiftit të moshuar, pra vajza e 40 vjeçarit që e kishte telefonuar duke i thënë “gjyshi po vret gjyshen”.

Ky i fundit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe është konfliktuar me të atin duke e shtyrë në fund të shkallëve, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Goditi bashkëshorten për vdekje me sëpatë, babai i tij kishte vrarë tre gra në mënyrë monstruoze

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

Detaje të reja dalin nga tragjedia e familjes Islamaj në fshatin Shalë të Sarandës.

Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra larg Shalësit.

Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje.

Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij.

Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.

 

7 MUAJ ME PARE

Vrau gruan me sëpatë më pas djali e hodhi nga shkallët, trupi i pajetë i të moshuarit në Konispol ende në vendngjarje

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Trupi i pajetë i Huso Islamajt në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë tronditi Konispolin dhe gjithë vendin mëngjesin e ditës së sotme ku një 40 vjeçar vrau babain e tij të moshuar duke e hedhur nga shkallët pasi ky i fundit i vrau me sëpatë të ëmën.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur forcat grupi hetimor ka mbërritur në zonën ku ndodhi ngjarja në fshatin Shalë ndërsa në vendngjarje shihet i mbuluar trupi i 69 vjeçarit Huso Islamaj.

Për ngjarjen u arrestua djali 40 vjeçar Klement Islamaj i cili reagoi pasi babai i vrau nënën si pasojë e një konflikti çasti mes tyre. Versus.al

 

7 MUAJ ME PARE

Hodhi babain nga shkallët pasi i vrau të ëmën me sëpatë, publikohet FOTO e 40 vjeçarit në Konispol

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Klement Islamaj

Ky është Klement Islamaj, 40 vjeçari i arrestuar nga policia e Sarandës pasi hodhi nga shkallët babain e tij duke e lënë të vdekur menjëherë pasi ky i fundit kishte vrarë me sëpatë të ëmën.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, është bërë një konflikt i çastit. Ndërsa djali 40 vjeçar ka qenë i shokuar, policia është njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të briturat dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Tragjedi në Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë! Djali e hedh nga shkallët dhe e lë të vdekur (EMRAT)

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

Konispol- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin e Shalës ku një 69 vjeçar i identifikuar si Huso Islamaj ka vrarë më sëpatë gruan e tij 66 vjeçe Shano Islamaj.

Pas vrasjes, ka ndërhyrë djali i cili e ka shtyrë të moshuarin nga shkallët duke bërë që ky i fundit të humbte jetën. Ngjara dyshohet të ketë nisur për konflikte të dobëta dhe më pas ka agravuar deri në këtë pikë.

Djali, Klement Islamaj 40 vjeç, është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërsa kjo është vrasja e dytë në familje pa u mbushur ende 24 orë nga ngjarja e djeshme ku një i moshuar në Vlorë dhunoi barbarisht gruan e tij 64 vjeçe e cila ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Hatit i bëri hatanë Ëngjëlli i bërë djall, dhe rasti i Marigona Osmanit! Pse askush nuk reagoi sot?

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Hati Deliaj si ka qene dhe si nderroi jete

Dikur Hati Deliaj kishte qenë një grua simpatike, e bëshme, me shkëlqim në sy. Jetonte në Itali ku punonte si kuzhiniere dhe me kursimet mendonte për pleqërinë. Pak para se pleqëria vertetë të vinte u martua… Tamam - tamam, u zezua…

Hati Deliaj nuk është gruaja e vetme e vrarë nga dhuna e një burri në Shqipëri. Fatkeqësisht nuk ka sesi të jetë as e fundmja. Engjëllush Deliaj, burri me të cilin ajo kishte lidhur kurorë vitet e fundit, pasi Hati nuk i kishte nxjerrë më heret fat tjetër vetes, e bëri të vdekur.

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Hati Deliaj ne spital

E jo vetëm me dru, por dyshohet se edhe e thau urie për një javë, pasi e kishte rrahur pa mëshirë e pa pushim derisa e kishte lënë shakull.

E motra e Hati Deliaj rrëfen se 70 vjeçari i kishte thyer nofullën të motrës, e cila në pamundësi për të folur, kërkuar ndihmë, ushqyer apo edhe thjeshtë për të ulëritur dhimbjet që veç shpirti i saj i di se çfarë ka kaluar, ka kaluar në kllapi jo vetëm nga dhuna, por edhe nga uria e dehidratimi. Mjekët sipas saj i kanë thënë se veç dhunës, ajo mund të kishte ditë të tëra pa ngrënë…

Mos qoftë siç thotë e motra!       

Ëngjëllush Deliaj, baba i tre fëmijëve, në këtë një javë që ka bërë të vdekur gruan e dytë, ndërsa priste me shumë gjasa që ajo ta kalonte dhe këtë herë si herët e tjera, ka ngrënë, ka pirë, ka dalë, ka parë TV e folur me të gjallë, veç për Hatin që i kishte bërë hatanë nuk kishte fort kohë të mendonte… Kur e ka parë se tragjedia ishte në prag, frikacak si çdo dhunues femrash, ka njoftuar një të afërme dhe pastaj bashkë me të keqen që ka bërë më duart  e tij, ka marrë dhe rrokopujën drejt burgut, kur me gjasa nuk do të dalë veçse i vdekur

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

E ndërsa Hati do të prehet tek të shumtit, Ëngjellushi në burg ndoshta do të gjejë kohë të mendohet për çfarë gjëme bëri, por ajo që të sjellë rropullitë tek goja është (mos) reagimi qytetar…

Titujt morbidë, plot me detaje pështjelluese që janë klikuar me mijëra herë, por reagim kanë sjellë ZERO.

Burra, e në disa raste dhe gra, nëpër rrjete sociale që justifikojnë dhunën se “askush nuk të rreh kot” TMERRRR!!! Kemi mbëritur në pikën ku veç vdekja e një fëmije na prek! Çfarë hataje po ndodh me shqiptarët? Si u bëmë kaq cinikë të pandjeshëm?! Ka sociolog, psikolog a psikiatër të na bëjë dot një skaner si shoqëri? 

Me çfarë duhet ta paguajë një grua jetën e saj? Me çfarë?!

Tre vjet më parë, në 22 gusht të 2021, Marigona Osmani u vra barbarisht pasi u përdhunua dhe dhunua për 72 orë nga bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaqa në dhunim u përfshi dhe Arbër Sejdiu.

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

Ngjarja e ndodhur në Ferizaj, jo vetëm që tronditi Kosovën, por nxiti qytetarët të reagonin fort, shumë fort duke mos lënë që kjo histori të harrohej për 2-3 ditë.

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

Në Kosovë qytetarët dolën në rrugë, jo vetëm si presion ndaj policisë e dejtësisë, por edhe për të mbrojtur Marigonën tashmë të pagojë… Protestuan më vonë dhe kundër drejtësisë dhe të ndjerën e familjen e saj nuk e lanë vetëm.

Në Kosovë ka reagimin për një vdekje të dhunshme, në Shqipëri reagimi vjen i atrofizuar, edhe në rrjete sociale, i pashtyllë kurrizore dhe gratë si Hati bëhen veç statistika për policinë dhe me gjasa projekte shoqatash grash që sot nuk u ndjenë se ishin kund "gjallë"…

Ja sa të kthehen nga pushimet se e shikon edhe Hati nga lart sesa i “vlen lëkura”, kur të bëhet historia e saj ndonjë “derr” projekti.

Hati, keqardhje që ke jetuar dhe vdekur e braktisur! Keqardhje që askush nuk ndihmoi dot në të gjallë! Keqardhje që askush nuk u shqetësua nga ulërimat e tua, shenjat që lë gjithandej, kur u izolove në të gjallë nga një palo qënie që veç burrë nuk ka qenë, keqardhje për jeten tende e pajetuar!    

Hati, të qoftë dheu i lehtë e gjetsh paqe në qiell!

Shqiptarët, ata që lë do të jenë…   

7 MUAJ ME PARE

'Nofulla të thyera dhe plagë në sy dhe fyt', zbardhen detaje të rënda nga rrahja për vdekje e gruas në Vlorë (FOTO)

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Foto montazh: Ëngjëll Deliaj dhe Hati Deliaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 70 vjeçar i identifikuar si Ëngjellush Deliaj ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 64 vjeçare.

Viktima Hati Deliaj ishte shtruar mbrëmë në spital, nga ku edhe ndërroi jetë duke mos i përballuar dot lëndimet e marra nga dhuna brutale e ushtruar nga bashkëshorti i saj.

E moshuara u paraqit në spitalin e Vlorës me plagë të rënda dhe nofulla të thyera.

Por kjo nuk ka qenë hera e parë që Hati dhunohej nga i shoqi. Gjatë pandemisë Hati ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos.

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e

Hati Deliaj në gjendje të rëndë në spital

Pas kësaj periudhe qëndrimi larg tij, e moshuara ishte mashtruar nga premtimet e bashkëshortit se nuk do të ushtronte më dhunë kundrejt saj, pa qenë e vetëdijshme se me atë hap po vuloste fundin e jetës së saj.

Përveç dhunës fizike, e moshuara vuante edhe nga probleme me mushkëritë, për të cilat mori trajtim në spitalin turk të Fierit me ndihmën e të familjarëve të saj për t’i shpëtuar jetën, pasi 70 vjeçari refuzoi ta ndihmonte me mjekimin.

Mirëpo menjhëherë pas kësaj, Ëngjëllush Deliaj nuk e ka lejuar 64-vjeçaren të kishte kontakt me familjarët e saj, pra për rreth tre muajt e fundit.

Kontaktin e parë me to e pati Ëngjëllushi vetëm për t'i njoftuar se e shoqja po i vdiste në duar.

Ai kishte telefonuar një kushërirë të gruas për gjendjen, ndërsa kur u telefonua nga njëra prej motrave të gruas, e cila e kërcënoi se do të njoftonte Policinë, ai më në fund u bind duke njoftuar ambulancën.

Çifti nuk kishin fëmijë nga martesa e tyre së bashku, ndërsa 70 vjeçari kishte tre fëmijë nga martesa e mëparshme me një grua tjetër, e cila nuk jeton më.

Pas disa viteve që jetonin në Itali kishin vendosur që të ktheheshin në Shqipëri, ku e moshuara do të gjente vdekjen./ Versus.al

Dy burra vrasin gratë brenda 24 orëve, tragjedi në Konispol e
Ëngjëllush Deliaj

Poll