Çfarë do të gjeni në brendësi
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes fshatin Pllanë të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri. Burime për Versus.al bëjnë me dije se viktima është Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit (alias Sidorel Prendi). *Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Prendit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në zonë dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
U ekzekutua mbrëmjen e sotme, kush është Gjovalin Prendi, babai i armikut të Ervis Martinajt. Lidhjet me ngjarjet e përgjakshme
Në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi (i njohur edhe si Sidorel Prendi), i cili u vra në Athinë në maj të vitit të kaluar.
Sipas burimeve nga policia, atentati ndodhi në afërsi të banesës së viktimës. Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Prendit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në zonë dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Pista kryesore: Hakmarrja
Hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e Gjovalin Prendit të jetë një vijim i hakmarrjeve të nisura vite më parë mes grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Vdekja e djalit të tij, Roan Brahimi, në një atentat në Virona të Athinës në maj 2024, konsiderohet pjesë e të njëjtit konflikt.
Roan Brahimi njihej si një person me precedentë penalë dhe lidhje me grupe kriminale, si dhe si armiku i betuar i Ervis Martinajt, biznesmenit të zhdukur në rrethana misterioze në vitin 2022. Emri i Brahimit është përmendur edhe në hetime për vrasjen e Gentjan Bejtjes në mars 2024 në Krujë.
E shkuara e përgjakshme e familjes Prendi
Familja Prendi është përballur edhe më parë me dhunë dhe kërcënime. Në vitin 2014, dy nipër të Gjovalin Prendit u vranë në një atentat me armë pranë Urës së Milotit, ndërsa në 2020 lokali i tij u bë objekt sulmi. Të gjitha këto episode duket se janë hallka të një zinxhiri hakmarrjeje që vijon të marrë jetë edhe pas një dekade.
Policia e Lezhës dhe Prokuroria kanë nisur një hetim të thelluar për të zbuluar motivet e plota të ngjarjes dhe autorët e saj. Në bashkëpunim me strukturat qendrore të hetimit, është ngritur një grup pune i posaçëm për këtë rast. /Versus.al/
Atentat në Lezhë, vritet babai i Roan Brahimit, u ekzekutua vitin e kaluar në Greqi

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes fshatin Pllanë të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri. Burime për Versus.al bëjnë me dije se viktima është Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit (alias Sidorel Prendi), i cili u vra në maj të vitit të kaluar në Greqi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.
Kush ishte Roan Brahimi?
Roan Brahimi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi”, ishte një emër i përfolur në botën e krimit. Ai u vra më 9 maj 2024 në zonën Virona të Athinës, teksa ndodhej në automjetin e tij. Sipas policisë greke, vrasja e tij dyshohet të ketë qenë pjesë e një sagë hakmarrjeje me origjinë nga Shqipëria.
Brahimi përflitej si armiku i Ervis Martinajt, “mbretit të zhdukur të kumarit”, i cili humbi çdo gjurmë që prej gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak. Gjithashtu, ai lidhet edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjes, i ekzekutuar më 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.
Një histori e gjatë hakmarrjeje
Familja Prendi ka qenë më parë në shënjestër të atentateve. Në vitin 2020, një sulm u krye ndaj lokalit të Gjovalin Prendit, ndërsa në vitin 2014, dy nipër të tij – Taulant dhe Klodian Prendi – u vranë pranë Urës së Milotit së bashku me Klodian Ndrecën, ndërsa udhëtonin me një makinë tip “Golf”. Autorët, që nuk u kapën, qëlluan mbi 20 herë me armë automatike.
Të gjitha këto ngjarje të përgjakshme ndërthuren në një zinxhir hakmarrjeje që duket se nuk ka përfunduar ende. /Versus.al/








