Live Updates /

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin Kurtit rrugës për të bërë vetë qeverinë!

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

8 Postime
9 MINUTA ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave, kryeson partia e Albin Kurtit

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Sipas rezultateve të fundit preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti është në rrugën për të formuar e vetme qeverinë.

Me 61.63% të votave të numëruara, LVV-ja ka siguruar 257,390 vota, ose 50.24% të totalit, duke thelluar epërsinë ndaj partive të tjera.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me rreth 20% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 14.16%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.57%. Lista Serbe ka siguruar 3.1% të votave.

Pas publikimit të rezultateve, Arben Gashi nga LDK-ja ka bërë thirrje për reflektim dhe veprim të përgjegjshëm nga partia, duke theksuar se rezultati që e rendit LDK-në në vend të tretë nuk mund të injorohet. Kjo shifër është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, kur LDK-ja kishte fituar 18% të votave, duke ruajtur edhe atëherë pozicionin e tretë në skenën politike kosovare.

/Versus.al

1 ORE ME PARE

Exit poll-et e para në Kosovë: Partia e Albin Kurtit fiton zgjedhjet parlamentare

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.

Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.

Asnjëra nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor./Versus.al

5 ORE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja sa qytetarë votuan deri në orën 15:00

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 27.95% e qytetarëve.

Deri në këtë orë, 558,872 qytetarë nga gjithsej 1,999,204 me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së.

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare për të dytën herë brenda vitit. Pas dështimit të formimit të qeverisë nga Partia Vetëvendosje me në krye kryeministrin në detyrë Albin Kurti, dhe të tjera partive, Kosova mban sot zgjedhjet e jashtëzakonshme./Versus.al

 

8 ORE ME PARE

Vjosa Osmani: Shpresoj që rezultati i votimeve të na sjellë qeverinë e re

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas votimit dha një mesazh për qytetarët dhe partitë politike.

 Osmani shpresoj se rezultati i zgjedhjeve të sjelli në krijimin e parlamentit dhe të qeverisë.

“Uroj që sot republika jonë të ketë zgjedhje të qeta dhe demokratike, zgjedhje me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë. Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin të parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Dua të falenderoj institucionet që ky proce3s të jetë sa më i rregullt”, deklaroi Vjosa Osmani.

Ndërsa për partitë politike dha mesazhin: “Ky ka qenë mesazh im gjatë gjithë kohës. Jam e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nisën mëngjesin e sotëm ku do të përcaktohet me votë partia që do të qeverisë katër vitet e ardhshme./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

9 ORE ME PARE

Lista Serbe voton në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut!

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Anëtarët e “Listës Serbe”, partisë më të madhe serbe në Kosovë, u mblodhën dhe votuan në mënyrë kolektive në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, së bashku me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.

Ky nuk është rasti i parë që pjesëtarët e Listës Serbe votojnë në mënyrë kolektive por është bërë praktikë.

Në votimet për dhjetë karriget e rezervuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviçit./Versus.al

10 ORE ME PARE

Voton Albin Kurti, mesazh qytetarëve: Merrni pjesë masivisht në votime!

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti votoi mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku deklaroi se pret që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë masive.

“Ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Uroj dhe besoj se legjislatura e dhjetë do të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i ardhshëm dhe njëkohësisht të formohet Qeveria e re. I falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në fushatë, për durimin, vëmendjen dhe angazhimin që kanë treguar.

Po ashtu shpresoj se pjesëmarrja do të jetë masive, sepse pjesëmarrja masive reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve”, u shpreh Kurti.

Sipas Kurtit sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre.

Albin Kurti u pyet nëse do të kërkoj koalicion, dhe përgjigja ishte “Unë kam  ofruar koalicion në prill dhe maj, prandaj jemi sot në zgjedhje të parakohshme sepse u refuzua koalicioni. Prandaj duhet të kemi rezultat të qartë, meqë shansi për koalicion iku pa fajin tonë”./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

12 ORE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, kreu i KQZ thirrje qytetarëve: Dilni për të votuar!

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin
Kreshnik Radoniçi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, nga qendra e votimit ku votoi u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Radoniçi deklaroi se janë marr të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në të gjithë territorin e Kosovës.

“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e  mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, deklaroi kryetari i KQZ-së.

Radoniçi shpjegoi se pa përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë persona./Versus.al

13 ORE ME PARE

Shqiptarët e Kosovës do të votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 81% e votave! Partia e Albin

Dy milion shqiptar të Kosovës, do ti drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), shpërndau materialet zgjedhore, fletët e votimit në 38 komuna.

Sipas KQZ, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje parlamentare.

“Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 28 dhjetor është 948, prej të cilave 910 për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu, do të hapen edhe 38 qendra të votimit me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht”, deklaroi Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë janë regjistruar në zgjedhjet e sotme. Tetë subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 karriget e garantuara./Versus.al

Poll