MAGAZINË /

Dasmë si në film e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia: 90 avionë privatë dhe skuadra ish-marinsash për siguri

Jeff Bezos personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri prej 215 miliardë dollarësh sipas Forbes, duket se ka hedhur në punë të gjithë arsenalin për festimet e dasmës së tij luksoze në Venecia.

Shkruar nga Versus
Dasmë si në film e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në
Jef Bezos dhe Laura Sanchez

Jeff Bezos personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri prej 215 miliardë dollarësh sipas Forbes, duket se ka hedhur në punë të gjithë arsenalin për festimet e dasmës së tij luksoze në Venecia.

Të paktën 80 fluturime private: nga Los Anxhelosi, Nju Jorku, Londra dhe Dubai — ndoshta edhe 90.

Dhe mbi të gjitha, mega-jahti “Koru” i pronarit të Amazon, me vlerë 500 milionë dollarë, si dhe tetë mega-jahta të tjerë që do të ankorohen në Stazione Marittima, Riva degli Schiavoni, Punta della Dogana, San Basilio e Zattere.

Disa parashikojnë se shumica e festimeve do të zhvillohen në det, në bord të jahtëve, dhe jo në tokë.

Megjithatë, janë të konfirmuar tre evente kryesore për dasmën e vitit midis Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez:

26 qershor: mbrëmje gala në Lido

27 qershor: rinovim i betimit të martesës në ishullin San Giorgio

28 qershor (e shtunë): festa finale në Scuola Grande della Misericordia

Për sigurinë e 200 të ftuarve janë angazhuar ish-pjesëtarë të Marinës amerikane, punësuar nga miliarderi për të patrulluar jashtë hoteleve dhe mbi kanalet, me motoçikleta uji — për të mbajtur larg paparacët, gazetarët dhe protestuesit.

Nuk ka detaje të mëtejshme të zbuluara. Bezos ka besuar organizimin e këtij eventi te agjencia “Lanza & Baucina”, e themeluar në Londër para 25 vitesh dhe e specializuar në evente super-luksoze.

Ajo ka organizuar më parë dasmë të famshme në Venecia si ajo e François‑Henri Pinault dhe Salma Hayek, George Clooney dhe Amal Alamuddin, si dhe Alexandre Arnault dhe Géraldine Guyot./Versus.al

Poll