MAGAZINË /

Detaje të reja për Shpat Kasapin! Këngëtari u ndje keq pasi bashkëshortja doli jashtë shtëpisë, u gjet i pajetë

Shkruar nga Versus

Detaje të reja për Shpat Kasapin! Këngëtari u ndje keq pasi

Detaje të reja kanë dalë për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Familja e tij, ka mohuar lajmet se këngëtari 40 vjeçari ndërroi jetë gjatë performancës në skenë.

Ata tregojnë se Shpat Kasapi humbi jetën në banesën ku po qëndronte, pasi kishte shkuar në Itali, për të kryer disa vizita mjekësore. Këngëtari është ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete.

Dyshohet se këngëtari ndërroi jetë pas një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.

Rasti bëhet më tragjik për faktin se edhe babai i Shpat Kasapit humbi jetën po nga i njëjti shkak dhe në të njejtën moshë si këngëtari.

Poll