Dashi
Bëni kujdes me shëndetin, sidomos nëse keni probleme me tensionin. Marrëdhënia juaj romantike nuk do të jetë në momentet më të mira. Disa kërkesa të partnerit mund t’ju shtojnë nivelin e stresit dhe nuk do të jeni në gjendje të bisedoni siç duhet me të.
Demi
Do të keni një ditë me emocione të ndryshme, çfarë mund t’ju shkaktojë edhe tension. Megjithatë, përpiquni të qetësoni veten, pasi mbrëmja do të jetë argëtuese. Përmirësimi i financave është i sigurt.
Binjaket
Nuk është një ditë shumë e mirë për të udhëtuar, pasi nuk përjashtohen mundësitë e një peoblemi gjatë rrugës. Megjithatë mbremja do të jetë shume e qetë duke ju bërë të hidhni pas krahëve momentet e tensionit, veçanërisht në punë.
Gaforrja
Shmangni konfliktet pasi mund të përkeqësojnë shëndetin tuaj dhe mund t’ju bëjnë të futëni thellë në mendime. Ju do të jeni shumë të ndjeshëm ndaj vërejtjeve të bëra nga partneri. Nëse i kushtoni më shumë kohe dëshirave tuaja do të ndiheni i lumtur.
Luani
Mund të merreni me aktivitet sportiv i cili do t’ju ndihmojë si fizikisht ashtu edhe nga ana psikologjike. Investimet duhet të bëhen me një perspektivë afatgjatë. Sot dikush nuk do t’ju thotë gjithë të vërtetën në lidhje me një çështje që ju prek drejpëdrejt.
Virgjeresha
Mos shpenzoni shumë për të bërë përshtypje të tjerëve. Kaloni më shumë kohë me miq të ngushtë për t’u çlodhur. I dashuri juaj do të kërkojë më shumë përkushtim. Përpiquni të shmangni përplasjet me të për çështje të parëndësishme.
Peshorja
Dita e duhur për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Planetet do t’ju sjellin shumë arsye për t’u kënaqur sot. Ju mund të keni mjaft kohë sot, por përpiquni ta shpenzoni atë si duhet duke iu kushtuar rëndësi personave më pranë jush.
Akrepi
Energjia e dobët nuk dotë ndikojë mirë në sistemin shëndetësor. Përpiquni të mbani veten të angazhuar në ndonjë punë krijuese. Është më mirë të jesh i kujdesshëm për të ardhmen tënde sesa të shqetësohemi për të.
Shigjetari
Përdorni idetë tuaja inovative për të bërë më shumë para apo për të fituar projekte të reja. Mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore. Gjeni kohë nga orari juaj i ngarkuar dhe dilni për të marrë pjesë në një festë familjare apo shoqërore.
Bricjapi
Ju do të shijoni kënaqësinë e kohës së lirë dhe do ta shfrytëzoni atë në maksimum. Një marrëveshje e re financiare do të finalizohet duke ju siguruar më shumë të ardhura. Pasditja me miqtë do të ishte një alternativa e duhur
Ujori
Përpiquni të përmirësoni shëndetin dhe jetesën tuaj në përgjithësi për një jetë më të mirë. Parashikohet një moment mjaft i bukur në jetën tuaj në çift. Edhe nga ana shpirtërore do të ndiheni i plotësuar.
Peshqit
Do të ndiheni në gjendje majft të mirë fizike. Natyra juaj konkuruese do t’ju mundësojë të fitoni më shumë në aspektin profesional. Pas shumë kohësh, mund të jeni në gjendje të t’i kushtoni më shumë kohë romancës suaj.







