AKTUALITET /

"S'jam mirë", kërkoi lirimin nga burgu, rrëzohet kërkesa e "Cinco"-s që mbushi Belgjikën me drogë

Gjatë operacionit të SPAK për kapjen e Ndreajt u sekuestruan edhe 6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro.

Shkruar nga Versus
"S'jam mirë", kërkoi lirimin nga burgu, rrëzohet
Ermir Ndreaj

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e bërë nga Ermir Ndreaj për ndryshim të masës së sigurisë "arrest me burg". Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani i cili është edhe kreu i GJKKO. Biznesmeni i arrestuar nga SPAK nën dyshimin se ka kryer trafik ndërkombëtar droge, kërkoi zbutje të masës me pretendimin se ka probleme shëndetësore.

I njohur edhe me nofkën 'Cinco' për shkak të klubit "Cinco Cavalli" që ka patur në pronësi, Ndreaj u arrestua në korrik të këtij viti gjatë një operacioni të kryer nga SPAK ku u lëshuan disa masa sigurie dhe u sekuestruan 6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro. 

Përgjimet e zbardhura në SkyEcc tregonin sesi funksiononte grupi ku ishte pjesë edhe Ermir Ndreaj. Në pranga në kuadër të këtij operacioni janë edhe vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa Ilir Rroshi dhe Devid Patrut janë shpallur në kërkim. Versus.al

Poll