
Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, ka ndarë në rrjetet sociale një postim shumë prekës pas ndarjes së tij nga jeta.
Ajo shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e partnerit të saj dhe për fëmijën e tyre, Roanin, të cilin tani e ka lënë jetim.
Në postim, Selvije tregon gëzimin që më në fund të birit po i bëheshin dokumentat për të udhëtuar në Itali dhe për t’u trajtuar nga logopedët më të mirë, por edhe lodhjen dhe stresin që kanë kaluar në këtë rrugëtim, që askush tjetër nuk e di.
Ajo përshkruan afërsinë dhe bashkëpunimin që kishte me Shpat Kasapin në jetën private dhe dhimbjen që ndjeu kur ai u nda papritur nga jeta, duke e lënë fëmijën jetim në një moment kur kishte më shumë nevojë për praninë e babait.
Postimi i Selvije Jao:
“Ndrove jetë nẽ krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i beheshin dokumentat në ltali, që të mund ta çonim sa me shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afert kemi qenë, sa bashkëpunues ne privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke te thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetem, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohen kur duart e tuai duheshin me shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk
është më?
Mẽ thoje gjithmonë se do tē mẽ doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta ne krahet e mi, pse ma kepute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu tē deshi pranë vetes por une mezi pres tē zgjohem nga gjumi dhe te jesh ketu për ne”/Versus.al
