MAGAZINË /

Çifti i famshëm në krizë? Kush është vajza misterioze pranë Catherine Zeta-Jones në tapetin e kuq?!

Çifti ka dy fëmijë, të cilët tashmë janë në të njëzetat. Megjithatë, kohët e fundit, thashethemet për ndarje mes tyre janë shtuar, dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, përveç rasteve të detyruara.

Shkruar nga Versus

Çifti i famshëm në krizë? Kush është vajza

Në dukje, aktorja e famshme Catherine Zeta-Jones dhe bashkëshorti i saj, Michael Douglas, kanë mbajtur një martesë të qëndrueshme që nga viti 2000. Çifti ka dy fëmijë, të cilët tashmë janë në të njëzetat. Megjithatë, kohët e fundit, thashethemet për ndarje mes tyre janë shtuar, dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, përveç rasteve të detyruara.

Së fundmi, dyshja u bashkua për ceremoninë e diplomimit të vajzës së tyre, por që prej asaj dite nuk janë parë më pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë, gjatë një eventi gala në Londër për serialin “Wednesday”, Catherine Zeta-Jones tërhoqi vëmendjen e të gjithëve – jo për ndonjë fjalim apo rolin e saj, por për shoqëruesen misterioze që kishte në krah.

Të gjithë menduan se aktorja 55-vjeçare do të shfaqej me Michael Douglas, por ai mungonte. Në vend të tij, ajo mbërriti në tapetin e kuq me një vajzë të vogël që i mbante dorën. E veshur me të zeza, me flokët e gjata të krehura me kujdes dhe këpucë të ndritshme ngjyrë argjendi, vajza ngjante shumë me aktoren – aq sa shkaktoi kureshtje të madhe: kush është ajo?

Çifti i famshëm në krizë? Kush është vajza

Pak më vonë, u mësua se vajza ishte Ava, mbesa e Catherine Zeta-Jones. Por aktorja nuk zbuloi se nga cili prej dy vëllezërve të saj është vajza – David apo Lyndon. Ky detaj mbetet ende mister.

Ndërkohë që Zeta-Jones ndodhej në Londër për premierën e serialit, bashkëshorti i saj, Michael Douglas, u fotografua i vetëm në qytetin bregdetar italian, Portofino.

Çifti i famshëm në krizë? Kush është vajza

Aktori 80-vjeçar ka pohuar më parë se nuk dëshiron të kalojë më shumë kohë në sete filmike dhe se është tërhequr ndjeshëm nga kinemaja.

Në një kohë kur përfliten për ndarje, duket se secili ka zgjedhur të jetojë në botën e vet – ajo në qendër të vëmendjes, ai larg dritave të kamerave.

Një tjetër temë që mori vëmendje dhe u diskutua gjatë galas ishte pamja e Catherine Zeta-Jones, e cila në moshën 55-vjeçare tashmë kishte filluar të tregonte shenjat e kalimit të kohës.

Rrudhat e lehta në fytyrën e saj u vunë re nga të pranishmit dhe u komentuan si një tregues i natyrshëm i plakjes, një proces i pashmangshëm që prek çdo person, përfshirë edhe yjet e Hollivudit.

Megjithatë, shumë prej tyre e vlerësuan që aktorja dukej elegante dhe me stil, duke përballuar me dinjitet dhe bukuri këtë fazë të jetës së saj./Versus.al

Çifti i famshëm në krizë? Kush është vajza

Poll