
Pas zhurmës që u krijua për shkak të paraqitjes së saj në festën e ditëlindjes, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi, ka vendosur të reagojë publikisht.
Fustani i saj me gurë shkëlqyes që veshi në këtë event nxiti komentet në rrjet, ku shumë ndjekës vunë re dhe komentuan për dukjen e të brendshmeve të saj.
Në një postim të sinqertë në Instagram, Gresa u përgjigj direkt ndaj kritikave.
“E di që shumë prej jush kanë komentuar për trupin tim, brekët, peshën… dhe çfarë tjetër?”, shkruan ajo, duke i rikthyer vëmendjen vetes si person: “Unë nuk jam vetëm brekët apo pesha ime. Unë jam ajo që organizoi një festë si një mbretëreshë.







