
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shpifje dhe fyerje.
Padia është depozituar nga Gjergji Vishkulli, punonjës i burgut të Peqinit, pas një denoncimi të bërë nga Noka, ku ky i fundit e akuzonte se kishte marrë pjesë në fushatën elektorale të 11 majit.
Në seancën e parë gjyqësore, Noka nuk ishte i pranishëm personalisht, por u përfaqësua nga avokatja e tij. Ndërkohë, për këtë rast të bërë publik nga Noka përmes rrjeteve sociale, Prokuroria e Elbasanit kishte njoftuar më parë se kishte nisur procedurat e verifikimit.
Seanca u shty, pasi gjykata kërkoi nga paditësi dhe përfaqësuesi i tij ligjor të qartësojnë dhe rregullojnë objektin e padisë./Versus.al









