Këngëtarja e njohur Demi Lovato është martuar me partnerin e saj, muzikantin Jutes, në një ceremoni intime dhe romantike të mbajtur në Kaliforni të dielën.
Për ditën e saj të veçantë, ikona e muzikws pop zgjodhi një fustan nusërie të dizenjuar posaçërisht nga marka legjendare Vivienne Westwood. Fustani me bust korse dhe vello përfaqësonte stilin klasik dhe elegant që e karakterizon Westwood-in, duke nxjerrë në pah format trupore të artistes.
“Kam qenë një fanse e krijimeve të Vivienne Westwood për një kohë të gjatë”, tha Lovato për Vogue, teksa shtoi: “Kur mendoja për fustanin tim të nusërisë, gjithmonë kthehesha te stili i saj.”







