MAGAZINË /

Për shumë vite ishin bashkë, Afërdita Dreshaj ngushëllon familjen Kasapi: Pusho në paqe Shpati!

Shkruar nga Versus
Për shumë vite ishin bashkë, Afërdita Dreshaj
Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi

Modelja Afërdita Dreshaj, ish-e fejuara e Shpat Kasapit, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur.

Ata patën një marrëdhënie të gjatë dhe të komentuar në shoubiz, duke mbetur në kujtesën e publikut si një nga çiftet më të diskutuar.

Në një postim në rrjete sociale, Afërdita ka shprehur ngushëllime të ndjera familjes së Shpat Kasapit.

"Pusho në paqe Shpati. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar", shkruan Dresha në postimin e saj. 

Për shumë vite ishin bashkë, Afërdita Dreshaj

Shpat Kasapi u nda nga jeta ditën e sotme krejt pa pritur nga një atak kardiak teksa ishte në Itali së bashku me të birin dhe ish-gruan e tij Selvije Jahon. 

Artisti nga Maqedonia la pas një boshllëk të madh në artin shqiptar, te familjarët e të gjithë ata që e njohën./Versus.al

 

Poll