MAGAZINË /

Pushimet në Dubai për ish banoren e Ferma Vip kthehen në sfidë shëndetësore

Sipas burimeve të “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, i cili ka shkaktuar komplikacione serioze.

Shkruar nga Versus
Pushimet në Dubai për ish banoren e Ferma Vip kthehen në
Nur Al Khazalin

Një udhëtim relaksues në Dubai për Nur Al Khazalin, banoren e “Ferma VIP 2”, u kthye papritmas në një sfidë të vështirë. Ajo u kap në foto duke shijuar pushimet me shoqen e saj të ngushtë, por një incident i papritur ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve.

Sipas burimeve të “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, i cili ka shkaktuar komplikacione serioze. Për shkak të situatës, ajo është detyruar të shtrohet në spital dhe të nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në hundë, një zonë ku më parë kishte kryer një operacion estetik.

Aktualisht, Nur ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Dubai dhe pritet të qëndrojë në spital për disa ditë, derisa të shërohet plotësisht.

 

Poll