
Elon Musk, i njohur ndryshe si njeriu më i pasur në glob ka deklaruar së fundmi se Inteligjenca Artificiale mund të eleminojë përfundimisht të gjitha vendet e punës.
Por sipas tij, kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe.
Sipas tij, njerëzit do kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të kryejnë një punë për hobi, ose në të kundërt robotët do të kryejnë gjithçka që njerëzit dëshirojnë dhe vendet e punës do të jenë opsionale.
"Ndoshta asnjë prej nesh nuk do të ketë punë. Nëse dëshiron të bësh një punë që është disi si një hobi, mund të bësh një punë. Por përndryshe, Inteligjenca Artificiale dhe robotët do të ofrojnë çdo mall dhe shërbim që dëshironi"- u shpreh Musk.
Musk theksoi se që ky skenar të ketë sukses, do të duhej të kishte "të ardhura të larta universale", megjithatë, ai nuk e shtjelloi shumë këtë koncept. Të ardhurat bazë universale (UBI) i referohen qeverisë që ofron një shumë të caktuar parash për të gjithë, pavarësisht nga fitimet e tyre.
“Nuk do të kishte mungesë mallrash apo shërbimesh”, tha Musk.
Ai theksoi se aftësitë e inteligjencës artificiale kanë avancuar me shpejtësi gjatë viteve të fundit, duke përparuar aq shpejt sa rregullatorët, kompanitë dhe përdoruesit ende po kuptojnë se si ta përdorin teknologjinë me përgjegjësi.







