POLITIKË /

“1 në 3 ligjvënës të jetë grua”, tjetër pakt PS-PD për mbylljen e mëtejshme të listave për deputetë

Me këtë arsyetim, “de facto” mbyllet edhe një pjesë tjetër e listës pasi është detyrim që një në tre deputetë të zgjedhur me votë presidenciale të jetë grua edhe nëse marrin më pak vota se deputetët burra.

Shkruar nga Versus

“1 në 3 ligjvënës të jetë grua”,

Deputetet gra të PS dhe PD janë bërë bashkë për një amendament të dorëzuar në Kuvend sa i takon projektligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që pritet të miratohet në seancën plenare të sotme.

Në amendamentin e dorëzuar, deputetet gra kanë kërkuar që në shpërndarjen e mandateve të listës së hapur, një në tre emrat e deputetëve që mund të zgjidhet me votë preferenciale, të jetë grua edhe nëse ka më pak vota se ndonjë prej deputetëve burra.

Me këtë arsyetim, “de facto” mbyllet edhe një pjesë tjetër e listës pasi është detyrim që një në tre deputetë të zgjedhur me votë presidenciale të jetë grua edhe nëse marrin më pak vota se deputetët burra. Ndërkohë që 1/3 e kandidatëve për deputetë caktohen nga kryetari, popullit i mbetet vetëm të zgjedhë 1/3-ën e mbetur. 

Në argumentin e dhënë për pjesën e mbyllur të listave të deputetëve, ishte respektimi i kuotave gjinore për gratë.

Amendamenti është firmosur nga 26 zonja deputete të kuvendit të Shqiëprisë duke marrë dakordësinë edhe të krerëve të grupeve të PS dhe PD.

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listët një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuaem atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që I nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila do të përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij kodi”- thuhet në pikën që kërkohet t’i shtohet nenit 163 “për shpërndarjen e mandative”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: