POLITIKË /

113-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kemi nevojë për një kulturë të re politike

Shkruar nga Versus

113-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kemi nevojë për një

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një pritje në presidencë me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Begaj tha se nevojitet një kulturë e re politike dhe angazhimin e çdo institucioni dhe qytetari në prioritetet kombëtare që e zhvillojnë Shqipërinë.

“Ne kemi nevojë për një kulturë politike të re, të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare që e çojnë vendin përpara”, deklaroi presidenit duke shtuar: “Në këtë rrugëtim europian çdo reformë ka rëndësi, çdo institucion ka përgjegjësi dhe çdo qytetar ka rol.”

“Pavarësia sot nuk matet vetëm më histori, por edhe me standard, drejtësinë funksionale, dinjitetin që shteti garanton për do qytetarët dhe dashurinë për atdheun. Jemi krenar për partneritetin strategjik me SHBA”, theksoi Begaj.

Gjithashtu Begaj u shpreh: “113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë. Na duhet guximi i Vlorës i vitit 1912”.

Begaj e organizoi pritjen në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin dhe përkujton sakrificat e brezave që mundësuan pavarësinë dhe themeluan shtetin shqiptar.

Poll