POLITIKË /

"A e lexuat njoftimin e presidencës?", Begaj reagon pasi Kushtetuesja pezulloi dekretin e tij

Begaj përsëriti qëndrimin e bërë me shkrim nga presidenca.

Shkruar nga Versus

"A e lexuat njoftimin e presidencës?", Begaj reagon pasi

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës, presidenti Bajram Begaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

I pyetur nga gazetarja për vendimin, ai tha se reagimi i tij është publikuar dje me një shkresë zyrtare nga presidenca duke theksuar se do të respektohet vendimi i Kushtetueses.

“A e lexuat njoftimin e bërë nga institucioni i presidencës? Po, respektojmë vendimin e Kushtetueses”- tha Begaj mes të tjerash në përgjigjie të kritikave të shumta që ka marrë për dekretimin e datës së zgjedhjeve ndërkohë që Gjykata po shqyrtonte ankimin e Veliajt kundër shkarkimit nga qeveria. Versus.al

 
 

 

Poll