Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes u diskutua edhe lidhur me buxhetin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për vitin 2026. Drejtori i AMP, Eduart Merkaj dha përgjigjie për një sërë çështjesh të parashtruara nga deputetët e opozitës.
Në qendër të diskutimit ishte edhe atentati i ndodhur në Rinas të martën e 11 nëntorit rreth orës 14:15 ku u ekzkutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, agjent i AMP. Deputeti i PD, Klevis Balliu pyeti Merkajn sesi mundej që AMP të rekrutonte personazhe të tillë që nuk përmbushin kriteret dhe që shoqërojnë emra të botës së krimit.
“Si të mos flasim për aeroportin ku mbikëqyrja e policisë ishte zero për 1 orë e gjysmë. Të vijmë tani këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë. AMP duhet mbikëqyrur vetë. si ka mundësi që në çdo atentat mafioz është një polic dhe jo në nivele të ulëta. Si ka mundësi që po këta njerëz që janë në këto atentate, kanë një xhaxha, kanë një nipt kanë diçka ose te IKMT ose në ndonjë strukturë tjetër të shtetit. Siguria është në gjendje katastrofike dhe na rrezikon të gjithëve”- tha Balliu.
Nga ana tjetër, drejtori Merkaj bëri me dije se ka patur një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës sa i takon shkeljeve të bëra gjatë rekrutimit të Muçi Shaljanit në AMP dhe se sot është përjashtuar edhe një agjent i AMP.
“Kemi paraqitur masat e marra për gjithë punonjësit brenda institucionit që kanë qenë pjesë e procesit qoftë në rekrutim. Është bërë prononcimi i dytë që nga vetë AMP është dorëzuar kallëzim penal për gjithë procesin e rekrutimit. Për pjesën administrative kam marrë masa duke pezulluar të gjithë zinxhirin drejtues të AMP. Jo më larg se sot janë marrë masat e hetimit disiplinor dhe ka patur një përjashtim dhe vërejtje të tjera administrative”-u përgjigj Merkaj. Versus.al

