
Gjatë përgjigjies së tij ndaj pyetjeve në konferencën e 7-të ndërqeveritare BE-Shqipëri, kryeministri Edi Rama sërish nuk kurseu batutat sa i takon anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Me batutë ai u shpreh se të gjithë në BE po e kuptonin se për të shpëtuar nga Shqipëria, duhet ta marrin brenda unionit.
“Kjo shumicë është ndryshe jo vetëm nga shifrat, por në thelb të saj sepse ishim të gjithë kokë e këmbë pas sovjetikëve, osmanëve, por me imponim. Por kjo tani është me zgjedhje. Dhe Maria e kuptoi se nuk ka shpëtim nga Shqipëria. Të gjithë po e kuptojnë se më mirë të na marrin brenda ose ndryshe do t’i përndjekim deri në fund. Nëse duan të na heqin qafe, duhet të na marrin brenda”- tha Rama. Versus.al

