POLITIKË /

Agron Duka nuk do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 11 majit: T’u hapim rrugën të rinjve

Pavarësisht këtij vendimi, Duka u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për rritjen e votave ndaj partisë që drejton.

Shkruar nga Versus
Agron Duka nuk do të kandidojë si deputet në zgjedhjet e 11
Kreu i PAA, Agron Duka në konferencë për mediat

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për një mandat tjetër deputeti.

Gjatë një konference për mediat ai njoftoi se dëshiron që t’u hapë rrugë të rinjve dhe për rrjedhojë emri i tij nuk do jetë në listën e kandidatëve për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Sipas tij, një gjë e tillë do të ndikojë pozitivisht duke shtuar edhe votat për partinë që drejton.

Ndërsa bëri të qartë se do të hyjë në koalicion me opozitën në lista të përbashkëta.

“Unë nuk kandidoj më për në parlament. Shumë njerëz më thonë se ky vendim mund të ndikojë negativisht në PAA. Sepse gjatë gjithë kohës është diskutuar pse nuk u hapet rruga të rinjve, unë këtë po mundohem të bëj. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë ky lloj eksperimenti nuk funksionon. Unë besoj se këta të rinj që vijnë kanë energji më shumë, përshtaten më shumë, Shqipëria kërkon ndryshimin. Prandaj PAA do dalë akoma më mirë. Do jap kontributin tim maksimal në çdo qark ku do kemi kandidat për deputet. Besoj se kjo do ndikojë pozitivisht. Ne do dakordësohemi edhe pse ende nuk kanë përfunduar negociatat. Sido të ndodhë ne do dalim së bashku me opozitën”- u shpreh Duka duke thënë se me një vendim të tillë synon edhe t’u japë një mesazh politikanëve shqiptarë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: