POLITIKË /

Akuzat e demokratëve se dënimi i Salianjit u urdhërua nga Rama, reagon gjykata e Apelit

Shkruar nga Versus

Akuzat e demokratëve se dënimi i Salianjit u urdhërua nga Rama,

Tiranë- Gjykata e Apelit ka reaguar për vendimin e bërë publik ditën e djeshme për deputetin Ervin Saliaji i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Në sqarimin e bërë përkundrejt akuzave që u hodhën dje nga ana e Salianjit dhe kolegëve të tij demokratë, gjykata sqaron se vendimi për dënimin e deputetit është marrë në unanimitet mes anëtarëve të trupit gjykues.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshem (ceshtja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojme se vendimi është marrë në unanimitet”- thuhet në njoftimin e shpërndarë nga gjykata për mediat.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, morën vendimin për Salianjin, ndërsa menjëherë pas dhënies së dënimit, pati akuza nga ana e deputetëve demokratë, një prej tyre edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili shpërtheu ndaj gjyqtarit Genti Shala duke e paralajmëruar këtë të fundit se nuk do jetë anëtar i Gjykatës së Lartë me vendimin që u mor së fundmi. Versus.al

Poll