POLITIKË /

Ankimi i PD kundër zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Kushtetuesja nuk e kalon në seancë

Me këtë rrëzim të kërkesës, Endri Shabani konfirmohet zyrtarisht si Avokat i Popullit.

Shkruar nga Versus
Ankimi i PD kundër zgjedhjes së Avokatit të Popullit,
Deputetët e PD dhe Avokati i Popullit, Endri Shabani

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos kalojë në seancë ankimin e PD përsa i takon mënyrës sesi u zgjodh Endri Shabani në postin e Avokatit të Popullit.

PD ankimoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke pretenduar për proces të pavelfshëm. Në seancën ku u votua për Endri Shabanin, deputetët u përplasën ashpër me gardistët.

Pavarësisht se fillimisht i kishin dhënë firmat për të qenë kandidat, ata shprehën kundërshti ndaj Endri Shabanit kur e panë se ky i fundit mbështetej nga mazhoranca dhe pretenduan se kandidaturat duhet të anuloheshin pasi deputetët kishin ndryshuar mendje. Versus.al

Poll