Videoja e publikuar ditën e djeshme gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian ku kryeministri Edi Rama bënte shaka me ngatërresën e presidentit të SHBA; Donald Trump, ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.
Duke iu referuar këtij zhvillimi që shumë media të huaja e kanë cilësuar si ‘tallje të liderëve evropianë’ me Trumpin, ka patur një reagim së fundmi edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Në kthim përgjigjie të shkurtër ndaj Top Neës, Shtëpia e Bardhë thekson edhe njëherë rolin e Donald Trump në dhënien fund të konflikteve të ndryshme globale. Nënsekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Anna Kelly ka patur një përgjigjie krejtësisht diplomatike.
“Presidenti Trump Ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”
Zyrtarja e lartë e komunikimit me mediat, ka qenë tejet e kujdesshme, duke i kujtuar Kryeministrin thjesht një fakt që Presidenti e përmend shpesh në daljet e tij publike: vullnetin pozitiv për të arritur marrëveshje paqeje.
Vetë kryeministri Rama reagoi dje ndaj titujve të gazetave të huaja duke thënë se ka qenë thjesht një moment humori mes miqsh me asnjë qëllim dashakeq. Versus.al







