
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar mbrëmjen e sotme me “Foltoren” e radhës.
Berisha kësaj radhe ishte në Mirditë, ku foli para anëtarëve të PD-së duke akuzuar Edi Ramën se është fajtori për largimet masive të banorëve të kësaj zone. Kryetari i PD-së, hodhi akuza ndaj kryeministrit për keq qeverisje.
"Zgjodha Mirditën për të çelur siparin me foltoren e dytë që them këtu se është foltorja e jetës sime. Është foltorja e jetës sime, foltorja për demokracinë, për familjen për Shqipërinë.
Nqs me foltoren e parë, ne së bashku shpëtuam PD. Po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë. Ose më saktë me kallp opozitë. Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar. Të një armiku të egër të familjes shqiptare, të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama.
Po miq, po miq. Në histori nuk ka një pushtues mizor, një diktator, regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama. Mbyllni sytë dhe kujtoni fshatrat e Mirditës, ku janë njerëzit, nxënësit, ku janë fëmijët. Si kjo është e gjithë Shqipëria. Në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë.
Sot ne kemi atë shtesë popullate që kishim kur ishim 700 mijë vetë. Sot Mirdita ka lindshmërinë më të ulët prej emigracionit. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi për të mbetur, ne ecim drejt shfarosjes së plotë nga ky regjim", deklaroi Berisha./Versus.al






