POLITIKË /

VIDEO/ Qytetari i ndërpret fjalimin Berishës! Çfarë ndodhi në foltoren e PD-së në Mirditë?

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Qytetari i ndërpret fjalimin Berishës! Çfarë ndodhi

Një incident ndodhi gjatë foltores së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Mirditë, ku një qytetar i ndërpreu fjalimin teksa po fliste në podium.

“Kujtoni fshatrat e bukur të Mirditës? Ku janë njerëzit? Ku janë fëmijët?”, pyeti kryetari i PD-së, teksa më pas ndërhyri qytetari “Unë jam, unë jam, unë jam”, u përgjigj ai.

Berisha me doza humori tha “Duhet ndonjë kështu”.

Ndërhyrja e qytetarit shkaktoi zemërim tek demokratët që ndodheshin në sallë për të dëgjuar Berishën duke filluar ta kritikonin.

Kryetari i PD-së ndërhyri vetë për të ulur tensionet.

“Por si kjo është e gjithë Shqipëria. Lëreni mos e ngacmoni, nuk prish punë”, tha Berisha./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

  

 

Poll