POLITIKË /

Belinda Balluku: Forumi prestigjioz WEF rendit të parën Shqipërinë për qëndrueshmërinë energjitike

Balluku shprehu krenarinë për punën e bërë nga ekipi shqiptar dhe falenderoi vizionin e Kryeministrit Edi Rama, i cili synon ta bëjë Shqipërinë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.

Shkruar nga Versus

Belinda Balluku: Forumi prestigjioz WEF rendit të parën

Shqipëria renditet e para në qëndrueshmëri energjetike sipas World Economic Forum.

Në një njoftim të fundit të bërë nga zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja  e Energjisë, Belinda Balluku, bën të ditur se Shqipëria ka zënë vendin e parë në renditjen e shteteve për qëndrueshmërinë energjetike, sipas World Economic Forum.

Ky forum prestigjioz ekonomik vlerëson tre komponentët kryesorë të zhvillimit energjetik, dhe Shqipëria ka arritur të kalojë vende të zhvilluara si Suedia, Zvicra dhe Franca.

Balluku shprehu krenarinë për punën e bërë nga ekipi shqiptar dhe falenderoi vizionin e Kryeministrit Edi Rama, i cili synon ta bëjë Shqipërinë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.

Ajo thekson në postim se këto vlerësime janë një motivim i fuqishëm për të vazhduar investimet dhe angazhimin në sektorin e energjisë, duke u përqendruar në kthimin e sfidave gjeopolitike në mundësi strategjike.

Postimi i Zv/kryeministres Belinda Balluku: 

Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve.

World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë , në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, si #Suedia, #Zvicra apo #Franca.
Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit @ediramaal , për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.
Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia , ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike./Versus.al

Belinda Balluku: Forumi prestigjioz WEF rendit të parën

 

 

Poll