POLITIKË /

Berisha bën premtimin: Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër që lidhet me furnizimin me ujë

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kukës, vuri theksin një nga prioritetet e qeverisë kur opozita të vijë në pushtet do të jetë furnizimi me ujë të pijshëm, ndërkohë që do të falë gjobat dhe kamatat.

Shkruar nga Versus

Berisha bën premtimin: Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kukës, vuri theksin një nga prioritetet e qeverisë kur opozita të vijë në pushtet do të jetë furnizimi me ujë të pijshëm, ndërkohë që do të falë gjobat dhe kamatat.

Miqtë e mi, Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë treva të rezervave minerale ndër më të mëdhatë, të mineraleve të shumëllojta më të çmuara dhe u siguroj se ato do shndërrohen në mirësi për banorët e këtyre trevave.

Në këtë qark do të nxisim para së gjithash pemëtarinë.

Projekti ynë me arrorë do të shumëfishohet, por çdo fermer duhet ta ketë të qartë se ne do subvencionojmë çdo fidan të mbjellë, çdo njësi prodhimi, çdo kokë bagëti.

Nuk ka më kushte se duhet të jenë 10 lopë apo 5 lopë. Edhe një në qoftë, do subvencionohet.

Shqipëria Madhështore pra është Made in Albania.

Prodhimi shqiptar do jetë krenaria jonë.

Do bëjmë gjithçka që në çdo skaj të këtij vendi të prodhohet nga pasuritë që ka, mbitokësore dhe nëntokësore.

Shqipëria është vend që noton në ujëra. Qytetarët e saj nuk kanë ujë.

U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute e jona, sikundër infrastruktura në të gjithë qarkun e Kukësit, nga Kalaja e Dodës gjer në kufi me Dukagjinin.

Energjia elektrike do ulet për biznesin ne 6 lekë, për konsumatorin në 7 lekë.

Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër.

Tags:

berisha kukes

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: