
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalim gjatë “Foltores” së opozitës para kryeministrisë.
Berisha akuzoi Ramën se është një “narko-diktator”, prandaj demokratët duhet të mblidhen në protestën e 24 janarit e cila sipas tij do të jetë vendimtare.
“Kjo protestë ka një aftësi të veçantë, sepse është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që u bë shqiptarëve, aty qëndronte Belinda Balluku e akuzuar për korrupsion. Për tu thënë shqiptarëve “ ne ju kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim sërish”.
Kanë kaluar çdo lloji morali dhe sjellje, shqiptarët mezi po presin përballjen dhëmbë për dhëmbë me qeverinë në 24 janar, si orën dhe betejën e tyre më të madhe.
Ftoj çdo opozitar të bëj gjithçka, të mos mungojë në 24 janar për të protestuar. Protesta e dhjetorit ushtroi fuqishëm në mbarë botën, në mediat më të rëndësishme u pasqyrua protesta jonë. Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi në darkë”, deklaroi Berisha./Versus.al

