POLITIKË /

Berisha nuk shkon në SPAK për masën e sigurisë, shkak arsye shëndetësore

Shkruar nga Versus
Berisha nuk shkon në SPAK për masën e sigurisë, shkak arsye
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha nuk është paraqitur sot në SPAK si herët e kaluara për të respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

Mësohet se shkak është bërë fakti që kryedemokrati po kalon një gjendje viroze dhe e ka patur të pamundur të jetë i pranishëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ka qenë truproja i Berishës ai i cili ka dorëzuar raportin mjekësor në Prokurorinë e Posaçme. As mbështetësit e Berishës të cilët janë gjithmonë të pranishëm, nuk u paraqitën këtë herë në Prokurorinë e Posaçme. 

Herën e kaluar, Berisha u pyet në SPAK për padinë e bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka ndaj vajzës së tij Argita Malltezi e cila deklaronte se Gjoka kishte marrë ryshfet 500 mijë euro për një çështje të zyrtarit të PS.

Të pandehurit: 

Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe një prej trashëgimtarëve të pronave në ish-kompleksin sportiv të Partizanit, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

Fatmir Bektashi, ndërtuesi i kullave në kompleks, akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë, në këtë rast të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për pastrim parash

Andia Pustina, juristja që ka kryer veprimet proceduriale në kalimin e pronësisë, akuzohet për pastrim parash

Xhimi Begeja, kushëri dhe ortak i Jamarbër Malltezit, akuzohet për pastrim parash. Versus.al

Poll