POLITIKË /

Berisha për integrimin në BE: 9 vende janë kundër, Rama po del çdo ditë hapur si armik i egër i shqiptarëve

Shkruar nga Versus

Berisha për integrimin në BE: 9 vende janë kundër, Rama po

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë foltores së sotme para kryeministrisë tha se 9 vende të BE janë rreshtuar kundër anëtarësimit të Shqipërisë. Sipas tij, shkak janë bërë skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, ndërsa akuzoi kreun e qeverisë Edi Ramën si "armikun më të egër të shqiptarëve". 

“Edi Rama po mbron veten e tij, po mbron vjedhjet e tij, po mbron vjedhjet e tij familjare, vjedhjet e tij qeveritare. Miqtë e mi, megjithatë ai po del çdo ditë e më shumë para shqiptarëve dhe botës ashtu siç është, një armik i egër i qenies së këtij vendi dhe qenies së këtij populli.

Me vendimet e fundit, çdo ditë kalon nga një mbledhje partie socialiste, se popull nuk takon dot më, në një mbledhje tjetër të PS. Çfarë u thotë? Gati është integrimi, po ecim.

Në të vërtetë, integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm.

Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet. Dy javë më vonë janë nëntë vende. U garantoj se pas dy javësh të tjera do jenë 15. Dhe sa më shumë do ta njohë Europa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë, aq më shumë do ngrihen kundër tij”-u shpreh Berisha. Versus.al

Poll