Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimeve të tij në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit, ka folur me qytetarë të ndryshëm dhe tregtarë të tregut artisanal të Krujës.
Gjatë vizitës së tij, në njërin prej dyqaneve, Berishës iu dhurua një xhamadan dhe një plis.
I veshur ashtu, kreu i PD takoi tregtarë të tjerë të cilëve u premtoi një përmirësim të cilësisë së jetesës dhe sigurisë nëse demokratët rikthehen në pushtet. Versus.al








