
Sali Berisha organizoi pasditen e sotme “Foltoren”, në Lezhë me rastin e 35 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet.
Nga podiumi sulmoi Lulzim Bashën duke e akuzuar se shkatërroi Partinë Demokratike, duke e katandisur në gjendje të mjerueshme, për shkak të bënte pazare me qeverinë në dëm demokratëve.
“Ditën ishte me demokratët natën ishte me Edi Ramën, ai u tradhtoi juve. Gjeti dobësinë dhe po përpiqej ta shkatërronte nga brenda PD-në, por ne nuk e lejuam”, tha Berisha.
Kreu i PD-së, deklaroi se demokratë u izoluan sepse mbronin interesin kombëtar të Shqipërisë.
“Nuk mund të pranonin opozitë shërbëtore të qeverisë, mendonin se do të na izolonin, por nuk ia dolën sepse kishim njerëz me dinjitet", u shpreh Berisha.
Ndërkohë Berisha akuzoi edhe Edi Ramën duke e quajtur një “armik” të votës së lirë./Versus.al

