POLITIKË /

“Biseda kilometrike për mua në Sky Ecc”, Berisha për dosjen e Suel Çelës: Balla më krimineli i bandës

Kryedemokrati akuzoi edhe SPAK-un se po manipulonte dosjen duke mos nxjerrë përfshirjen reale të Taulant Ballës në komunikimet me të shumëkërkuarin Suel Çela dhe vëllain e këtij të fundit.

Shkruar nga Versus

“Biseda kilometrike për mua në Sky Ecc”, Berisha për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me dosjen e bandës së Suel Çelës ku shfaqeshin komunikime mes të shumëkërkuarit dhe anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe zyrtarë të drejtësisë apo gazetarë.

Berisha duke marrë në shqyrtim pjesën e dosjes ku Suel Çela përmend emrin e Ballës duke thënë se ky i fundit dhe PS i duan vetëm për vota, tha se vëllai i tij Mario Çela ka biseda konkrete me ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentit.

“Pra këtu na del se përveç Suel Çelës dhe 3-4 të tjerëve që janë të njohur aty, fajin e kanë e paskan gazetarët, se ka më shumë gazetarë. E kanë futur dhe Flamur Vezaj, sikur paska biseduar me Artan Hoxhën. Është totalisht një përdorim hakmarrës politik i dosjes.

E keni dhe emrin e asaj një Gentiana Sharra aty, në dosje është. Ajo ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. U arrestua në Belgjikë një Mario, vëllai i Suelit, ai ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën”- tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri akuzoi sërish SPAK për manipulim në dosjen hetimore ku shfaqen përgjimet në Sky Ecc, duke thënë se nuk po hetohet lidhja e pushtetit të socialistëve me bandën kriminale për të siguruar vota.

“E them këtu dhe e kam bindje absolute. Sigurisht që këta janë keqbërës, vrasës dhe duhet të përballen patjetër me ligjin, por është mbështetja politike, është shfrytëzimi i tyre nga politika, ai që shumëfishon potencialin e tyre kriminal. Ai që shumëfishon.

E në këtë kontekst është herë më shumë kriminel Taulant Balla se çdo anëtar tjetër i bandës së Elbasanit. Ka qenë mbrojtja e tij që u ka bërë atyre të mundshme projektet e zeza.  E njëjta gjë për bandat e Durrësit, e njëjta gjë për bandat e Shkodrës”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

Poll