POLITIKË /

Biseda me gazetarin John Defterios në Abu Dhabi, Rama: I mahnitur nga reagimi i mediave greke!

Ai theksoi se fjalia e thënë me humor u shkëput nga konteksti dhe u kthye në polemikë me pathos nacionalist.

Shkruar nga Versus
Biseda me gazetarin John Defterios në Abu Dhabi, Rama: I mahnitur nga
Edi Rma, gazetari grek John Defterios dhe kryeministri i Malit të Zi në Abu Dhabi Zi

Pas disa reagimeve në Athinë lidhur me një koment të kryeministrit Edi Rama gjatë panelit me gazetarin grek-amerikan John Defterios në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Rama ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai theksoi se fjalia e thënë me humor u shkëput nga konteksti dhe u kthye në polemikë me pathos nacionalist.

Rama shtoi se nuk ka asnjë dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë, Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian, dhe kultura greke meriton vetëm admirim. Ai gjithashtu u shpreh për popullin grek si fqinj të pazëvendësueshëm dhe për kryeministrin grek ushqen respekt të veçantë.

Postimi i kryeministrit Rama: 

Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian;  që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua  një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!

Kaq/ Versus.al

Poll