POLITIKË /

''Blini prona tani'', paralajmërimi i Ramës: Pasi të hyjmë në BE, çmimet do dyfishohen

Sipas Ramës kushdo që ka mundësi, duhet t'i shpenzojë paratë duke blerë prona pasi vlera e tyre do të rritet.

Shkruar nga Versus

''Blini prona tani'', paralajmërimi i Ramës: Pasi

Teksa mori pjesë në një konferencë në Austri ku foli mbi mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në emigracion dhe të huajve që në rast se planifikojnë të blejnë shtëpi në vendin tonë, ta blejnë tani, pasi në rast të anëtarësimit, çmimi i pronave do të dyfishohet.

Sipas Ramës strategjia e duhur do të ishte blerja e një apartamenti në Tiranë aktualisht dhe më pas shitja e tij me çmim dyfish kur vendi të anëtarësohej në BE. Një rekomandim ky që nuk mbështetet nga të dhënat e tregut aktual të agjencive imobilare të cilat pretendojnë se çmimet po bien për shkak se nuk ka blerës dhe shumë apartamente kanë mbetur bosh në Tiranë.

“Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë. Na duhet që të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Vetë investuesit mund të bëjnë më shumë në këtë fushë. Ju mund të na ndihmoni që të ndihmojmë vetë strukturat qeveritare dhe ato vendore që të jenë edhe personat që kanë dalë në pension të vijnë të kalojnë më shumë kohë në Shqipëri.

Mendoj që do të ndodhë kjo gjë. Edhe sepse sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtetë përpara dhe ka hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri, do të jetë investim shumë i mirë në Shqipëri. Sepse çmimet do rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE. Çmimet rriten pothuajse dyfish. Blini një apartament në Tiranë, prisni pak vite, dhe e shisni me çmim dyfish. Ejani në Shqipëri dhe blini prona”, deklaroi Rama. Versus.al

Poll