POLITIKË /

"Bojkotoni mësimin", Rama ironizon thirrjen e Berishës pas mbylljes së TikTok

Shkruar nga Versus

"Bojkotoni mësimin", Rama ironizon thirrjen e Berishës pas

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për bojkotin e orës së parë të mësimit si revoltë për mbylljen e TikTok.

Ashtu si në herët e tjera, Rama ka publikuar një video të bufit të kënetës siç e ka cilësuar vazhdimisht Berishën në deklaratat e fundit. Në sfond të videos është thirrja e Berishës ndaj nxënësve.

“Ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. Kjo është normale. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë”, tha Berisha të enjten. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: