Gjatë mbledhjes së komisionit të Ekonomisë për të diskutuar mbi disa projektligjeve sa i takon tatimeve dhe rivlerësimin e pasurisë së paluatjshme, pati përplasje të deputetit të PS, Erion Braçe me kreun e partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj.
Teksa ky i fundit po debatonte me kryetaren e komisionit, Milva Ekonomi, pati një ndërhyrje nga Braçe i cili iu kthye Shehat me tone të larta duke i kërkuar të mos fliste më.
Pjesë nga përplasja:
Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues.
Shehaj: E çdo të thotë kjo gjë?
Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues.
Pas fjalës së tij, Shehaj u përplas sërish me kryetaren Ekonomi, ku ndërhyri edhe deputeti socialist, Erion Braçe, duke ngritur tonet.
Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të sqarohemi ne që po punojmë për këtë gjë.
Shehaj: Më ndërpretë fjalën. Tani ju mendoni se jemi në shkollë ose kopsht dhe mbani mungesat dhe thoni: ‘Kush është ka ardhur më shumë do flasë më shumë’. Mos e bëni këtë komision më qesharak seç është.
Braçe: Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë…
Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.
Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!
Shehaj: Qetësohu.
Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?
Ekonomi: 5 minuta pushim.
Pas kësaj përplasje, mbledhja e komisionit u ndërpre për të rifilluar disa minuta më vonë. Versus.al
